• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Ukraina paralajmëron për hapjen e korridoreve humanitare
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ukraina paralajmëron për hapjen e korridoreve humanitare

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shtatë korridore humanitare do të hapen më 5 prill për të evakuuar civilët nga disa prej zonave më të goditura nga lufta, përfshirë qytetet jugore të Mariupolit dhe Berdianskas.

Vereshchuk tha përmes një postimi në Telegram se banorët e këtyre dy qyteteve do të lejohen të evakuohen vetëm përmes transportit privat dhe më pas do të udhëtojnë drejt qytetit të Zaporizhjas.

Korridore të tjera do të hapen në qytetin Tokmak, në rajonin Zaporizhja, dhe në qytetet Severdonjecks, Lisiçansk, Popasna dhe Hirske, që gjenden në rajonin e Luhanskut.

“Pavarësisht premtimeve të udhëheqjes së tyre, forcat ruse nuk po lejojnë që askush të udhëtojë për në Mariupol”, tha Vereshchuk.
“Ata kanë bllokuar përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Manhush [rreth 20 kilometra në perëndim të Mariupolit]…. por, pas negociatave, ata u liruar mbrëmjen e kaluar dhe u dërguan në Zaporizhja”, shtoi ai.

Ende është e paqartë nëse Rusia është pajtuar që të ndërpresë luftimet në zonat ku është njoftuar se do të hapen korridoret humanitare.

Përpjekjet e mëhershme nga Ukraina për të evakuuar civilët përmes korridoreve humanitare gjerësisht kanë dështuar për shkak se luftimet kanë vazhduar pavarësisht se disa marrëveshje armëpushimi ishin arritur me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHET MASAKRA RUSE/ Gjenden mbi 200 civilë të vdekur nën rrënojat e qytetit ukrainas
Previous article ME "ROLEX" E BIZHUTERI TË SHTRENJTA KUR U ZHDUK/ Detaje nga historia e nxënësit të klasës së 10-të. Merren mostrat e ADN-së te familjarët

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT