• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Ukraina thotë se Rusia po përgatit një sulm në juglindje të vendit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Ukraina thotë se Rusia po përgatit një sulm në juglindje të vendit

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse po përgatiten për një sulm në juglindje të Ukrainës, ndërsa presidenti Volodymyr Zelenskyy përgatitet të flasë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mes zemërimit pas dëshmive se ushtarët e Moskës vranë shumë civilë ukrainas.

Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin, po dërgon ushtarë në lindje të Ukrainës për të vënë nën kontroll zonën industriale të njohur si Donbas. Kjo pason tërheqjen ruse nga zonat përreth kryeqytetit, Kiev, që çoi në zbulimin e kufomave, duke nxitur akuza për krime lufte dhe kërkesa për sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Shtabi i Përgjithshëm shkroi në faqen e tij në Facebook se forcat ruse janë të përqendruara në pushtimin e qyteteve Popasna dhe Rubizhne në rajonet Donetsk dhe Luhansk dhe portin e Mariupolit në Detin e Zi. Rajonet Donetsk dhe Luhansk kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe njihen nga Moska si shtete të pavarura. Shtabi i Përgjithshëm tha se qasja në Kharkiv në lindje, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është bllokuar.

“Armiku po rigrupon trupat dhe po përqendron përpjekjet e tij në përgatitjen e një operacioni sulmues në lindje të vendit tonë”, thuhet në deklaratë. “Qëllimi është vendosja e kontrollit të plotë mbi territorin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk”.

Presidenti Zelenskyy, planifikon t’u drejtohet diplomatëve të Këshillit të Sigurimit të martën mes kërkesave për një hetim të krimeve të mundshme të luftës.

Gjermania dhe Franca reaguan duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, duke sugjeruar se ata ishin spiunë. Presidenti Joe Biden tha se Putini duhet të gjykohet për krime lufte.

Në një tjetër veprim mbështetës, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen planifikon të udhëtojë në Kiev këtë javë bashkë me shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për t’u takuar me presidentin Zelenskyy.

Të martën ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, njoftoi për dëbimin e 30 diplomatëve rusë, ndërsa Danimarka tha se po dëbon po ashtu 15 diplomatë rusë. Moska e cila hodhi poshtë pohimet për vrasjet e civilëve në Buça, paralajmëroi veprime hakmarrëse për dëbimin e diplomatëve të saj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONTE T'I ELEMINONTE TË GJITHË..."/ Objektivi që çoi Dumanin tek Talo Çela, si u përplasën me armë dy ish-miqtë e ngushtë
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Danimarka dhe Italia dëbojnë diplomatë rusë

s.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT