• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FSHIHEJ NË ITALI/ Kapet shqiptari mashtrues i dënuar me 7 vite burg (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

FSHIHEJ NË ITALI/ Kapet shqiptari mashtrues i dënuar me 7 vite burg (EMRI)

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për mashtrim me një shumë të madhe monetare. Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Njoftimi:

FAST Albania – Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët ndërmjet FAST Albania dhe FAST Italia, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “BERGAMO”.

Kapet në Bergamo të Italisë 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Në kuadër të bashkëpunimit që FAST Albania ka me kolegët e rrjetit ENFAST, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri.

Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Shtetasi Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E CNN: Perëndimit po i mbarojnë ndëshkimet për Putinin
Previous article E LINDI DJALIN ME NËNË ZËVËNDËSUESE/ Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë: Në vitin 2018...

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit Aktualitet

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT