• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË KORRUPTOJNË POLICËT/ E pësojnë 6 shoferë në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË KORRUPTOJNË POLICËT/ E pësojnë 6 shoferë në Tiranë

4 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur gjatë 48 orëve të fundit, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Asim Vokshi”, është ndaluar një drejtues mjeti që ishte duke përdorur aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 26 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për këtë shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.

Në Rrugën e Kavajës është ndaluar një shtetas që po drejtonte një mjet me xhama më të errësuar se norma e lejuar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi që këtij shtetasi i ishte pezulluar leja e drejtimit për një shkelje tjetër. Për të shmangur ndëshkimin administrativ, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. Ç., 27 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

Në rrugën “Kont Leopold Bertold”, është ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit është konstatuar duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. C., 30 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, është ndaluar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D., 22 vjeç, i ka ofruar punonjesit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e masës adninistrative.

Në bulevardin “Zhan D’Ark”, është ndaluar një drejtues mjeti që po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurisë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi L. A., 23 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për të shmanguar masën administrative për shkeljen e kryer.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti që po vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., 44 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të gjashtë drejtuesit e mjeteve u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, sepse do të përballen me ligjin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPERTËT DUKE MARRË PROVA/ Kjo është makina ku iu bë atentat biznesmenit Iliaz Çala (FOTO)
Previous article NGACMOI SEKSUALISHT VAJZËN E TIJ? Flet 61-vjecari në Korçë: Nuk e bëra unë, por pronari i një lokali

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT