• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË AUTOSTRADË/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, makina ‘Land Rover’ e viktimës shoshë nga plumbat. Disa të shoqëruar
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË AUTOSTRADË/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, makina ‘Land Rover’ e viktimës shoshë nga plumbat. Disa të shoqëruar

4 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin që iu bë Iljaz Calit mbrëmë në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Për pasojë, 37-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pak para mesnate. Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, ndërsa automjeti tip “Land Rover”, i drejtuar prej Calit është përplasur me bordurën e rrugës, dhe ka vijuar të lëvizë pakontrolluar për disa metra.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ risolli nga vendi krimit, dinamikën e ngjarjes. Ajo theksoi se si fillim policia mendoi se kishte të bënte me një aksident, ndërkohë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ku u gjetën edhe gëzhoja plumbash, u konstatua se kishin të bënin me një vrasje. Viktima, ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt banesës së tij në fshatin Rinas i Ri. Po ashtu pati dyshime se në automjet ka pasur edhe një person tjetër, pasi e pasagjerit u gjet e hapur. Por më pas rezultoi se viktima udhëtonte i vetëm, ndërsa në mjet nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular i viktimës, për të zbardhur më tej detaje të mundshme rreth ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me një pritë, apo ndonjë konflikt të pazbardhur. Nga këqyrja e mjetit, ai ka pasur dëmtime në anën e djathtë të tij, si dhe në xhamin e përparmë.

Duke u ndalur te autorët e ngjarjes, mendohet se ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet prej të cilit dyshohet se edhe kanë qëlluar teksa kanë qenë në lëvizje.
Bezat konfirmoi se policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, familjarë apo dhe shokë të viktimës. Ndërsa si pistë kryesore ku policia po heton rreth ngjarjes është ajo e fushës së drogës, duke marrë parasysh edhe faktin se viktima rezulton me precedentë penal në fushën e lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Atentati në Tiranë, kush është 37-vjeçari që u gjet i vdekur në mes të autostradës
Previous article E PLOTË/ Atentati ndaj Iliaz Calit, si u qëllua viktima me breshëri plumbash nga mjeti në lëvizje. Ja pistat ku po hetohet

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT