Kanë mbërritur sot paradite në ambientet e Gjykatës së Elbasanit mjekët e spitalit të Fierit që pak ditë më parë mjekuan Nuredin Dumanit pas atentatit në Papër.
Gazetari Enes Memolla raporton për Panorama.al se prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj.
Ata u arrestuan nga policia pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit i cili braktisi mjetin tip BMW pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.
Atje ai u ndihmua nga dy mjekët në fjalë të cilët i dhanë ndihmën e parë mjekësore duke mos njoftuar policinë.


