Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur pesë persona. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele.
Bëhet e ditur se një makinë tip “Wolkswagen”, në të cilën udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke rënë në kanal, anës rrugës.
Shpejtësia e madhe dhe lagështira ne rrugë kanë bërë qe makina të dale nga rruga e te përplaset me betonin e kanalit.
Njoftohet se nga përplasja janë plagosur 5 persona, një grua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur (5 dhe 6 vjeç), një e moshuar si dhe një djalë i ri, që mendohet se ka qenë shoferi.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.



