• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Ishte në arrest shtëpie por shpërndante kokainë, pranga 46-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË TIRANË/ Ishte në arrest shtëpie por shpërndante kokainë, pranga 46-vjeçarit

2 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 46-vjeçarin A.B., pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe është kapur duke shpërndarë kokainë në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Ndodh në Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie por shpërndante kokainë, pranga 46-vjeçaritShkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte përsëri veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, vihet në pranga 46-vjeçari.
Sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 46 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Unazës së Re, me doza me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, 46-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

86cd5527 5b8a 4acc 92dd E8b30111c5dd

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E 2 PRILLIT NËPËRMJET FOTOGALERISË! Pamjet e rralla nga ngjarja që tronditi vendin
Previous article PSE NDODH DRIDHJA E QERPIKUT? Faktorët që e shkaktojnë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT