Gjykata jep masën arrest me burg për Alqi Bllakon
Këtë të shtunë është zhvilluar, seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Seanca në GJKKO ka nisur në orën 11:00. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për vendim.
Ish-deputeti socialist akuzohet i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion,. Kujtojmë se sipas Strukturave të Posaçme Anti-korrupsion ai u vetëdorëzua në polici.
Ndërkohë Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë.



