• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I HODHËN GRANATË PËR TA VRARË/ Arrestohet 36 vjeçari, ja për çfarë akuzohet. Autori shpallet në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

I HODHËN GRANATË PËR TA VRARË/ Arrestohet 36 vjeçari, ja për çfarë akuzohet. Autori shpallet në kërkim

2 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka vendosur në pranga 36 vjeçarin Sokol Pepushi, të cilit i hodhën një granatë për ta vrarë në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”.

Granata shpërtheu pa shkaktuar dëmtime në njerëz, ndërsa 36 vjeçari u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë.

Ai akuzohet se për “Moskallëzim krimi”, ndërsa autori i ngjarjes, 46 vjeçari Admir Zogaj është arratisur dhe vijon puna për kapjen e tij.

Admir Zogaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit S. P.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUELI PËR TITULL NDAJ BOKSIERIT BRITANIK/ Florian Marku ndihet gati: Sot, është dita ime!
Previous article U AKUZUA PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ NXËNËSES/ Lihet në burg drejtori i shkollës në Lushnje

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT