NGJARJE KRYESORE
TEMUKO (Kili) – Papa Françesku vazhdon vizitën në Amerikën Latine duke vizituar territorin Mapuche, këta kilianë vendas që pretendojnë tokat e stërgjyshërve të tyre dhe mbështeten tek papa për të avancuar luftën e tyre.
LONDËR – Parlamenti britanik voton fundin e supremacisë së ligjit evropian mbi ligjin kombëtar britanik.
BARCELONË (Spanjë) – Parlamenti i ri katalanas përballet për herë të parë me një të panjohur. A mund të votojnë deputetët që janë jashtë vendit?
TË TJERA
BERLIN – Takim mes krerëve të diplomacisë gjermane dhe polake në sfondin e tensioneve mes dy vendeve.
– Takim mes kancelarëve gjerman dhe austriak, që mbrojnë qendrime shpesh të kundërta për krizën migratore në Evropë.
– Ministri gjerman i Financave pret kreun e Eurogrupit, homologun portugez, Mario Centeno.
VARSHAVË – Manifestim nga gratë në Poloni, veçanërisht në Varshavë, kundër një projektligji që kufizon abortin dhe refuzimit të një projekti që liberalizon ndërprerjen e vullnetshme të shtatëzanisë (IVG) nga Parlamenti.
BRUKSEL – Takim i shefave të shtabit të NATO-s, brenda komitetit ushtarak të Aleancës.
PARIS – Takim mes ministrave të Punëve të Jashtme francez, Jean-Yves Le Drian dhe kuvajtian, Sabah Khaled Al Hamad Al Sabah.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Evropian.
SARAJEVË – Presidentja kroate në vizitë në Bosnje për të diskutuar për qëndrimin e komunitetit kroat në këtë vend.
SHKUP – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vizitë në Maqedoni.
VILNIUS – Lituania, që feston 100-vjetorin e pavarësisë, pret gjatë një ceremonie në presidencë aktin e pavarësisë së vitit 1918, gjetur nga një historian në Berlin.
KOMBET E BASHKUARA – Diskutime mes përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit në OKB për emrin e ardhshëm të Maqedonisë, që dy kryeqytetet kërkojnë të zgjidhin./
/ec/


