Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në mesnatë në zonën e Astirit në Tiranë, teksa sot kanë dalë detaje të ereja lidhur me ngjarjen.
Sipas një video të publikuar nga mediat ky është momenti kur dy të rinjtë që ndiqeshin mbrëmë nga policia në zonën e “Astirit” parkojnë makinën dhe largohen në drejtim të paditur.
Sipas “Ora News” ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë. Të rinjtë e kanë parkuar mjetin para dy bizneseve, një servis dhe dyqan për makina me qira.
Ndër të tjera në pamje shihetse dy të rinjtë dalin nga mjeti dhe nisen për tu larguar në këmbë rreth rrugës së Astirit por sapo kanë parë policinë janë kthyer sërish mbrapsht dhe kanë dalë në një rrugë qorre, duke u larguar në drejtim të paditur.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e bizneseve por është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me autorët dhe as makinën. Në mjetin “ML” që besohet se është marrë me qira u gjetën gjurmë plumbash.


