• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Dje nuk u gjet në banesë, ja kur u vetëdorëzua Alqi Bllako
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Dje nuk u gjet në banesë, ja kur u vetëdorëzua Alqi Bllako

1 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka deklaruar se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllaku, nuk është arratisur. Lidhur me arrestimin e tij kanë dalë detaje të reja.

Sipas Policisë së Shtetit, Bllako ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme. Ish-deputeti është vetëdorëzuar rreth orës 3 mëngjesit në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mbrëmjen e kaluar pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, u raportua se policia kishte shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re për ta arrestuar, por ish-deputeti nuk ka rezultuar në banesën e tij.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë një ditë më parë, Policia zbatoi urdhër arrestet e zyrtarëve të akuzuar nga SPAK në dosjen e inceneratorëve.

Pëllumb Abeshi hyri me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por thuhej se policisë i mungonte një nga ‘peshqit e mëdhenj’.

Ndonëse u ngritën dyshime për Alqi Bllakon, policia reagoi mëngjesin e sotëm duke treguar se ku ndodhet.

Urdhri për arrestimin e tij u dha në mesditën e së enjtes pasi Gjykata Speciale Anti- Korrupsion miratoi kërkesën e SPAK.

Ndërsa kuvendi kishte konfirmuar se Alqi Bllako nuk ishte më deputet socialist dhe nuk kishte më imunitet.

Bllako me anë të një statusi në “Facebook” njoftoi dorëheqjen si deputet dhe përballjen me drejtësinë pa imunitet.

Ish-deputeti socialist akuzohet se në kohen kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar së bashku me ministrin Lefter Koka dokumentet zyrtare të shpronësimit të tokës në Fier ku do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRAH YLLI LIMANIT DHE ADIS PATUSHIT/ Publikohen pamjet nga festa e ditëlindjes së Fifit në New York
Previous article HYN NË FUQI RRITJA E PAGËS MINIMALE/ Nga sot rrogat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT