• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCENERATORËT/ Rama: S’jemi në komunizëm, faji individual jo kolektiv. Deri sa të përgjigjet gjykata ai është…
Home
Politikë

INCENERATORËT/ Rama: S’jemi në komunizëm, faji individual jo kolektiv. Deri sa të përgjigjet gjykata ai është…

30 March, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se për cilindo përgjegjësia është personale dhe për këtë duhet të përgjigjet në gjykatë.

Ai tha për ish-deputetin Alqi Bllako, për të cilin është kërkuar arrestimi, se do të përgjigjet para ligjit dhe deri në momentin që drejtësia të vendosi, ai prezumohet i pafajshëm.

“Unë qëndrova këtu për respekt dhe besoj që bëhen pyetjet, jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri kur është duke dhënë përgjigje. Është minimum etik. U përgjigja te pyetja që u bë. Ka akoma nevojë për të folur për etikën, apo ta lëmë fare? Unë mendoj që duhet bërë e para, edhe në respektin tuaj dhe atyre që na ndjekin. Nuk ka përgjegjësi kolektive, zgjedhjet e njerëzve në jetë me të cilët vendos të lidhësh jetën, të bësh një rrugë të caktuar në punë, zgjedhjet e njerëzve bazohen në një sërë arsyesh dhe kriteresh që nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës. Nëse i zgjedhuri prej tij, në një moment të caktuar shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë krejtësisht të ndara.

Sot që flasim, përgjigja ime është një përgjigje në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet nuk e caktoni as ju e as unë, e cakton drejtësia. Deri në momentin që drejtësia do të thotë fjalën e fundit, ata konsiderohen të pafajshëm. Në komunizëm, diktaturë, është ndryshe. Bëhen gjyqe popullore, goditje me mikrofona. Ndryshimi është që këtu sot për shkak të reformës në drejtësi dhe shumicës këtu, kemi arritur në pikën që s’ka mburoja politike. Janë të ndara gjërat. Unë s’jam as prokuror e as gjykatës. Prokurorin e gjykatësin e shoh që e bëjnë shumë, në parlament, media, është e drejta e tyre. Ajo që unë di të them është që sot është një Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditen që cilidoqoftë nga shumica, pakica, kërkohet nga drejtësia të përgjigjet. Nuk i komentoj vendimet e SPAK, për një arsye themelore, sepse për mua, përtej pjesës njerëzore qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vazhdojë përpara e pa penguar nga forca garantë. Mund të ketë momente jo fatlume, vendime shumë të diskutueshme, këto janë të natyrshme në një proces zgjimi, pas 500 vitesh padrejtësi, në këtë vend s’ka pasur drejtësi. Kjo është arsyeja se përse ju bini në kurthin e të qenit të padrejtë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VJEN STUHIA/ Durrës dhe Vlore, kapitaneria lajmëron anulimin deri nesër
Previous article DITË E TRISHTË PËR VILDANE ZENELIN/ Modelja humb personin e dashur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi Aktualitet

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT