• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI QËLLOI PËR VDEKJE BABAIN E DY FËMIJËVE NË ANGLI/ Si ndodhi krimi që e ka zanafillën tek konfliktet mes bandave të drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI QËLLOI PËR VDEKJE BABAIN E DY FËMIJËVE NË ANGLI/ Si ndodhi krimi që e ka zanafillën tek konfliktet mes bandave të drogës

30 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një 30-vjeçari në Angli ka dalë para gjykatës, ku u bënë publike disa detaje të reja, por edhe të çuditshme. Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019, ndërkohë që gjykata ka deklaruar se ka qenë një papagall, i cili ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Hamawand Ali Hussain, 30 vjeç, u gjet i vdekur në një pronë në rrugën Charterhouse, Hartlepool.
Ne foto, viktima Hamawand Ali Hussain
Mediat në Britani thonë se shqiptari i arrestuar për ngjarjen është Eugert Merizaj, 31 vjeç me banim në Leicester, ndërsa viktimë mbeti Hamaand Ali Hussain, babai i dy fëmijëve. Krimi dyshohet se ka ndodhur për pazare droge.

Gjykatësi, i cili i referohet dëshmisë së pronarit të papagallit thotë se ai sapo ka dëgjuar të shtënat është tronditur dhe ka ikur nga kafazi.

Pronari i papagallit, David Walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre burra duke vrapuar, pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një burrë i pestë doli nga shtëpia dhe mbylli derën”, ka arsyetuar gjykatësi.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar.

Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu – janë të në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

PRETENDIMET E PROKURORISË

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës, që çoi në mosmarrëveshje me Hussain.

Po ashtu Prokuroria pretendon se Xhaferi veproi si një “ndërmjet” për bandën shqiptare dhe Hussain. Këtë të martë, gjykata u shpreh se Merizaj ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kadiun, Pirijen dhe Markun – dhe se ata u takuan në një shtëpi në Bolton më 5 shtator – një takim që prokuroria thotë se ishte për të planifikuar vrasjen.

Prokuroria thotë se Hussain u ekzekutua brenda pak sekondash, ndërsa shton se edhe pse Merizaj nuk e tërhoqi këmbëzën e armës, ai është organizatori i vrasjes.

Sipas gjykatës, arsyeja e vërtetë e vrasjes dyshohet se ishte një borxh ose mosmarrëveshje droge. Gjyqi për të pandehurin shqiptar vazhdon ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER-SNAJPERISTJA E PUTINIT/ Njihuni me nënën e dy fëmijëve e kapur peng nga Ukraina, që thuhet se ka vrarë rreth 40 njerëz
Previous article KUR DO MARRË FUND LUFTA? Biseda e Putinit me presidentin francez

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT