• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aeroport i ri kombëtar në VLORE! Kompania e ndërtimit jep DETAJE (FOTO)
Home
Sociale

Aeroport i ri kombëtar në VLORE! Kompania e ndërtimit jep DETAJE (FOTO)

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

I premtuar, i dëshiruar, i përfolur, i kërkuar por kurrë deri më dje i materializuar. Por me sa duket, nga sot, projekti i aeroportit të Vlorës nuk do të jetë më thjeshtë veç një ëndërr.

Kjo po ti besojmë një statusi entuziast me të cilën Kryeministri Edi Rama e njofton lajmin për jetësimin e asaj që mund të konsiderohet si aeroporti i jugut të Shqipërisë.

Kryeministri ka një detyrim të dyfishtë për mbajtjen e këtij premtimi të bërë gjatë këtyre viteve: Eshe si shefi i qeverisë së Shqipërsië, por edhe si deputet i qarkut të Vlorës prej dy mandatesh rresht.

Ky është statusi i plotë i Kryeministrit në facebookun e tij zyrtar ku jep këtë lajm të rëndësishëm:

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës😀Deri në qershor hapja e kantierit👍#Shqipëriaqëduam🇦🇱🇪🇺”

Pritet të shohim në muajt në vazhdim deri në qershor se si do të procedohet dhe se çfarë hapash do të hidhen për të jetësuar idenë e aeroportit të ri kombëtar.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ishte një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit i cili u rizgjodh deputet në këtë qark.

Aeroporti do ndërtohet nga kompani turke
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.

Kompania turke ka ndërtuar aeroportin e Stambollit
Kompanitë e interesuara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, aeroportin më të madh në Euro-Azi. Aeroporti i Vlorës, do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo.

Kryeministri Rama ka premtuar më herët se një nga linjat që do operojë në Vlorë do ta ketë qendrën në Shqipëri dhe do të operojë me avionë të rinj dhe çmime shumë më të arsyeshme se ato që shqiptarët paguajnë sot. Ndërtimi i këtij aeroporti nuk e përjashton aeroportin e Sarandës, i cili mendohet të jetë një aeroport turistik dhe sipas parashikimeve të ekspertëve, pritet të sjellë një bum turistësh të huaj në plazhet e jugut.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane ka një ofertë “të çmendur”, nëse e largon Florentino Pérez (nuk është PSG)
Previous article Olympiacos sërish në krye, Valencia fiton derbin me Barcelonën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT