Kur Princi Philip ndërroi jetë në kulmin e pandemisë COVID-19 prillin e kaluar, në funeralin e tij morën pjesë vetëm 30 persona në përputhje me kufizimet në atë kohë.
mbreteresha-elisabeth-ceremonia-prince-philips-
Por sot, në një ceremoni përkujtimore për të që u mbajt në Westminster Abbey, morën pjesë 1800 njerëz, duke përfshirë familjen e tij dhe përfaqësues nga familjet mbretërore në Evropë dhe botë.
Ditën që bashkëshorti i saj humbi jetën, fotoja e Mbretëreshës Elisabeth duke qëndruar vetëm u bë virale, por kësaj here ajo ishte e shoqëruar nga djali i saj, ndërsa të pranishëm ishin edhe Kate, William, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Mbretëresha, e cila kishte veshur një veshje jeshile të errët me një zbukurim të zi, drejtoi kongregacionin dhe u ul e fundit pas mbërritjes së anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Ajo nuk hyri nga Dera e Madhe Perëndimore e Abbey si pjesa tjetër e familjes së saj, por u dërgua në vendin e saj nëpërmjet një hyrje anësore.
Mbretëresha mbante një shkop ecjeje teksa u shoqërua nga Princi Andrew.
Pjesëmarrja e mbretëreshës 95-vjeçare u konfirmua vetëm në mëngjesin e sotëm, pasi raportohej se ajo ka pasur probleme me lëvizshmërinë.
Me fillimin e shërbimit, ajo u pa e përkulur në karrigen e saj dhe në një moment afroi një shami drejt fytyrës me lot në sy.


