Komisioni i Ekonomisë i ka kaluar seancës plenare dy kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj e cila ne rast se votohet, merr një mandat të dytë si anëtare.
Më herët Komisioni i Ekonomisë dëgjoi 17 kandidaturat e vetë-ofruara dhe me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilën kandidaturë, Komisioni i kaloi seancës së ardhshme plenare emrat për anëtarë të këshillit mbikëqyrës të Anastas Angjelit dhe Natasha Ahmetajt.
Në komision deputeti i partisë demokratike Arbi Agalliu i kërkoi deputetëve që anëtarët e këshillit mbikëqyrës të kenë gjithë përfshirjen e mazhorancës dhe opozitës për aq kohë sa Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur.
Në përgjigje të Agalliut , deputetja Blerina Gjylameti tha se kandidaturat janë shqyrtuar së bashku dhe është rënë kjo dakortësi.


