Një sherr me disa nxënësve është zhvilluar në ambientet e një shkolle të mesme në Korçë, ku kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre.
Ngjarja është zhvilluar në lagjen nr. 17, Korçë, ndërsa mësohet se të plagosurit janë dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i ngjarjes, ka marrë dëmtime të lehta dhe mësohet se ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


