• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA/ I arrestuar sot, çfarë tha administratori i Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor
Home
Aktualitet
Kronikë

DËSHMIA/ I arrestuar sot, çfarë tha administratori i Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor

29 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, i cili është arrestuar sot pas një urdhër ndalimi të SPAK. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.

Debati:

Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer

Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t’ju them. Më duhet ta shikoj.

Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e 20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme

Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi

Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit

Tabaku: Nuk ka patur impiant në 2019

Dusha: Ne kemi nënkontraktorë që janë jashtë Shqipërisë, janë udhëtime pune të stafit për nevojat e kompanisë, duke shkuar te nënkontraktor.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, nënkontraktori i vetëm është Zoto, kush janë në Itali?

Dusha: Nuk i mbaj mend të gjithë, janë nënkontraktorë që janë porositu agregatë

Tabaku: Nuk ka patur incenerator në 2019, kanë udhëtuar jashtë për punë kur nuk kanë patur punë. Ne duam të dimë ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit

Dusha: Ndërtimi i impiantit të inceneratorit ka përfunduar. Unë duhet ta konfirmoj se nuk e di

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI ME SHPULLË KOMEDIANIN/ Smith kërkon falje: Jam i turpëruar...
Previous article BIDEDIMET KIEV-MOSKË NË STAMBOLL/ Erdogan: Do ketë rezultate, Putin dhe Zelensky, i kam miq të çmuar

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT