• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TË DHËNAT NGA BANKA E SHQIPËRISË/ Transferimi i fitimeve jashtë vendit arriti vlera rekord në 2021
Home
Ekonomi

TË DHËNAT NGA BANKA E SHQIPËRISË/ Transferimi i fitimeve jashtë vendit arriti vlera rekord në 2021

29 March, 2022 s.autor Ekonomi

Vlera e fitimeve të transferuara janë vendit nga bizneset e huaja arriti vlera rekord vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin e kaluar kishin vlerën e 589 milionë eurove, në rënie me 8.9% krahasuar me vitin 2019.

Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transferimi i fitimeve pati pësuar një frenim të përkohshëm në vitin 2020, për të forcuar pozitat e kapitalizimit, në kushtet e pasigurisë që shkaktoi pandemia. Në sektorin bankar dhe në sigurime shpërndarja e fitimeve madje u ndalua nga rregullatorët e tregut. Por, vlera e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendi vitin e kaluar janë tregues i rimëkëmbjes së shpejtë të aktivitetit ekonomik nga efektet e pandemisë.

Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera. Por, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë. Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të vitit të kaluar, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti vlerën rekord të 9.7 miliardë eurove, në rritje me 13.9% krahasuar me një vit më parë.

Ndikimin kryesor e ka dhënë borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të vitit 2021 borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 4.8 miliardë euro, në rritje vjetore me 18.3%. Efektin kryesor në rritjen e borxhit publik e dha Eurobondi prej 650 milionë eurosh i nëntorit 2021. Për vitin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 12.3 miliardë lekë ose gati 102 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 17% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse, të kuptuara si të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit, vitin e kaluar ranë në 81 milionë euro, 13% më pak krahasuar me vitin 2020. Rritja e flukseve dalëse dhe rënia e mëtejshme e atyre hyrëse e përkeqësoi edhe më shumë bilancin neto të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare. Për vitin 2021 deficiti në këtë zë ishte 508 milionë euro, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë.

Ky bilanc për Shqipërinë është historikisht negativ, sepse në shumicë jemi një vend pritës i investimeve të huaja, sidomos në instrumente të kapitalit, por edhe të borxhit. Kjo shkakton edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit ose në formën e interesave për titujt financiarë të huamarrjes./ Monitor.al

Burimi: BSH
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERI MENDON PËR PASUESIN E HANDANOVIÇ/ Pëlqehet portieri i skuadrës së madhe në Serinë A
Previous article I VIHET FLAKA "AUDI-T" TË NJË VAJZE TË RE NË VLORË/ Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT