• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Alfred Balla zgjidhet me vota në krye të KLP-së
Home
Politikë

E FUNDIT/ Alfred Balla zgjidhet me vota në krye të KLP-së

28 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Alfred Balla zgjidhet unanimisht si Kryetari i ri i KLP, prezanton platformën për 2 vitet e ardhshme

Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e këtij institucioni. Emërimi i juristit me eksperiencë 31-vjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.

Gjatë prezantimit të platformës përpara anëtarëve të KLP, Alfred Balla, i cili deri tani ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit, tha se disa nga karakteristikat dhe vlerat që gëzon, plotësojnë kriteret dhe garantojnë kandidaturën e tij si të vlefshme për këtë post, përgjatë dy viteve në vijim. “Eksperienca ime 3 vjeçare si anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nga dita e parë e krijimit të tij, si një organ i ri Kushtetues i qeverisjes së sistemit të prokurorisë. Përvojat e mia profesionale juridike 31-vjeçare në sistemin e Prokurorisë, Gjykatës së Lartë, Avokatisë, pranë Këshillit të Ministrave dhe ajo 15-vjeçare akademike, të cilat më japin aftësinë të jem në gjendje të njoh imtësisht sistemin e drejtësisë në vend, nevojat e problemet e tij”, u shpreh Balla. Për sa i përket aftësive organizative/ administrative, kreu i ri i KLP tha se ndër vite është angazhuar në grupet e punës si dhe aftësitë drejtuese të stafit, qoftë në rolin e Zv/Prokurorit e Prokurorit të Rrethit, Zv.Kryetarit të Këshillit, apo dhe si Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etiko Profesionale që kam mbajtur në këto tre vite.

Në fjalën e tij, Balla tha se “gjatë këtyre tre viteve të funksionimit të Këshillit, mund të pohojmë bindshëm që karriera dhe statusi i magjistratëve prokurorë zhvillohet pa u ndikuar nga politika apo fenomenet e korrupsionit por vetëm nga integriteti dhe merita profesionale”. “Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e këtij Këshilli që nga dita 1 (një) e krijimit të tij. Kam dhënë kontributin tim personal në ngritjen e Këshillit dhe implementimin në mënyrë efiçente të legjislacionit të ri. Ky legjislacion ka mundësuar izolimin e fenomeneve negative dhe rritjen e besimit të publikut dhe të vetë magjistratëve, nëpërmjet vendimmarrjeve tona transparente, ku tipari kryesor që i ka shoqëruar ato, ka qenë drejtësia dhe meritokracia”, deklaroi ai.

Më tej, juristi i njohur kërkoi besimin e anëtarëve të tjerë të KLP duke siguruar se do të vijojë punën për mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore të administratës së Këshillit, rritjen e kapaciteteve profesionale të Këshillit, të magjistratëve, të stafit administrativ të Këshillit dhe të zyrave të prokurorive. Gjithashtu ai garantoi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit institucional, kryesisht me Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Shkollën e Magjistraturës, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë dhe si dhe duke punuar ngushtësisht me partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Seicili anëtar i Këshillit përfaqëson një personalitet profesional e moral më vete, ka qëndrimin e tij të pavarur dhe vota është një e drejtë personale e tij, por mendoj, një organ kolegjial duhet të përshkohet nga një frymë e ngushtë bashkëpunimi për të arritur qëllimin për të cilin ai funksionon. Do të punoj fort për një frymë të re për të arritur emëruesin e përbashkët të punës së gjithkujt nga ne në këtë Këshill që është “mirë administrimi i sistemit të prokurorisë, dhe kthimi i besimit të çdo qytetari tek shteti i së drejtës””, deklaroi Alfred Balla.

Në fund të fjalës së tij, Kryetari i ri i KLP-së garantoi rritjen e transparencës së institucionit përmes medias duke hapur edhe më shumë këtë institucion e duke krijuar një nivel të ri marrëdhënieje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI OMICRON NË SHQIPËRI? Manastirliu: Po vlerësohen mostrat në laboratorët e referencës
Previous article POLICIA RRIT SIGURINË RRUGORE/ Kontrolle të shtuara gjatë javës në kryeqytet

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT