Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi. Me anë të një videomesazhi, diplomatja amerikane thotë se vizat turistike tashmë nuk do të jenë më 3-vjecare, por do të zgjaten në 10 vite.
Njoftimi:
Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!


