• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Rezart Veleshnja flet për të dashurën e re dhe zbulon planet e së ardhmes
Home
Showbiz

Rezart Veleshnja flet për të dashurën e re dhe zbulon planet e së ardhmes

17 January, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Aktori i disa roleve në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja është duke jetuar një histori të vërtetë dashurie.
Këtë herë, ai na ka prezantuar në rrjetet sociale me një vajzë brune në krah, duke shijuar Gjermaninë, ndërsa shkruan: “Dashuria ime S”, pra, lë kështu enigmë identitetin e plotë të saj.

Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë, shoqëruar me dedikime dashurie. Çifti ndodhet këto ditë të para të janarit në Gjermani, vendi ku flitet se jeton e dashura. Aktori ka shfrytëzuar mbylljen e sezonit “Portokalli” për t’iu gëzuar dashurisë full time, duke e konsideruar këtë kohë, që po kalon pranë saj, si muaj mjalti të vërtetë. I pyetur nga gazeta Panorama” për këtë histori të bukur dashurie ai tregon: “Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20 vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, ajo do të jetë nusja ime”, tha Rezi për “Panorama”. Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të spikatur në “Portokalli”, numëron role nga më të ndryshmet, që nga personazhe të thjeshtë e deri tek emra të njohur të ekranit.

REZI FLET PËR ROLET: I PREFERUARI IM, BETIM SPËRDHIMA, MË I VËSHTIRI, DREJTORI I SHKOLLËS

Së fundi, Rezi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up”, i pyetur se, a ishte për të ky sezoni më i mirë në “Portokalli”, Rezarti thotë se të gjithë sezonet për të janë më të mirët. “Nuk mbaron me kaq, nuk keni parë gjë akoma”, thotë aktori i “Portokalli”. Më tej, Rezi ka treguar se në 10 vite ka arritur të realizojë plot 44 personazhe, por sigurisht që ai e ka një të preferuar. “Sigurisht që është Betim Spërdhima. Të gjithë ne shqiptarët e kemi pak fshatin brenda, të gjithë, dhe kjo besoj është një ndër elementët e suksesit të këtij roli”, u shpreh ai. Ai zbulon edhe personazhin më të vështirë për t’u realizuar. “Është drejtori i shkollës. Më ka bërë me dhimbje koke”. Sa i përket “Zonës së Brrylit”, një mini i programeve të realizuara nga Rezarti këtë sezon të “Portokalli”, ai thotë se nuk është synim të goditet askush, por vetëm të kënaqim publikun. “Nuk kemi dalë me sëpata, nuk duam të godasim njeri. Ne jemi emision humori dhe thjesht duam të kënaqim publikun”, shprehet ai ndër të tjera./Panorama plus/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Gjeli" sqaron konfliktin me presidentin e Torino-s
Previous article Adrola Dushin nuk e keni parë ndonjëherë më të bukur se me këtë fustan të kuq (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re… Gossip

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

SARA DHE ERIKU RIKTHEHEN BASHKË? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre Gossip

SARA DHE ERIKU RIKTHEHEN BASHKË? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre

"TË GJITHË I PRISNIN, POR ASNJËRI NUK ERDHI"/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?! Gossip

"TË GJITHË I PRISNIN, POR ASNJËRI NUK ERDHI"/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT