Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në konferencën për gazetarët se ka marrë mbështetjen e kryetarëve të degëve që kishin kundërshtuar lëvizjen e tij para 6 Marsit.
Ai tha se ata mund të kandidojnë sa herë të duan ndërsa theksoi se është vendosur që zgjedhjet të shtyhen për në datën 20 Prill.
Berisha theksoi se mer përsipër problematikat e shkaktuara në drejtimin e Bashës që prej shtatorit e deri më tani.
“Pas 6 Marsit unë ka bërë takime me kryetarë të degëve të PD të rretheve të ndryshme të vendit të cilët deri më 6 Mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur. Shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim se në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për bashkimin e PD-së.
I kam siguruar dhe i siguroj ato se çdo njeri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Statuti i 11 Dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më shpresën kërkesën që zgjedhjet për kryetarë të degëve të shtyhen nga data 3 deri në 20 Prill. Unë e diskutova këtë çështje me komisionin e Rithemelimit dhe komisioni ishte dakord. Po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë.
Pra është një proces shumë pozitiv që duhet të mirëkuptojë se është penguar në një shkallë edhe nga marrëdhënia që si drejtues kanë pasur me kryetarin e PD. Tani zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e shkaktuara nga drejtimi i tij nga shtatori i këtej. Është caktuar logo. Sot këta faktorë nuk ekzistojnë më. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë. Ka një statut të një Kuvend që duhet marrë shembull në historinë e saj. Ju jeni kurioz të dini se çfarë u bisedua”, u shpreh Berisha.


