Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme të njihte ndryshimet statusore të dala nga Kuvendi Kombëtar i thirrur më 11 dhjetor nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
Një ndër vendimet e marra nga Komisioni ishte shkarkimi i të gjitha strukturave drejtuese të Partisë Demokratike zyrtare, dhe me miratimin e këtij statuti të gjithë drejtuesit e PD janë të shkarkuar.
Por kush janë konkretisht drejtuesit e shkarkuar?
Përveç kryetarit tashmë të dorëhequr, Lulzim Basha, shkarkohet dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi. Gjithashtu shkarkohet dhe kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili mori detyrën pas largimit të Bashës.
Lista e plotë e drejtuesve të PD:
Kryetar
Lulzim Basha (I dorëhequr)
Sekretar i përgjithshëm
Gazment Bardhi
Nënkryetar
Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)
Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)
Jorida Tabaku
Grida Duma (e dorëhequr)
Kryetar i Këshillit kombëtar
Arta Sakja
Kryetar i Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës
Flutura Açka (e dorëhequr)
Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana
Sekretar Organizativ
Flamur Hoxha
Sekretare për të përndjekurit poltikë
Jonila Godole
Sekretar për marëdhëniet me publikun
Greta Bardeli
Sekretar i koordinimit elektoral
Taulant Zeneli
Sekretar për organizmat partnere
Orjela Nebiaj
Sekretar për organizimin Dixhital
Endri Hasa
Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore
Indrit Sefa
Sekretar për emigracionin dhe diasporën
Kreshnik Çollaku
Sekretar për decentralizimin dhe pushtetin vendor PUSHTETIN VENDOR
Roland Bejko
Sekeretar i marëdhënieve me jashtë
Gentian Gaba
Zëdhënës
Ina Zhupa
Anëtarë të zgjedhur
Agron Kapllanaj
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Gert Bogdani
Helidon Bushati
Juela Hamati
Lindita Metaliaj
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti
Xhemal Gjunkshi
Xhelal Mziu


