Një anketë ka konstatuar që dasmat janë vendet në të cilat vajzat assesi nuk duhet t’i lënë të dashurit vetëm, sepse ekziston shansi i madh që ata të tradhtojnë.
Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhënie intime dhe atëherë djelmoshat më lehtë “shfrytëzojnë rastin”
Hulumtimi ka treguar se, 32 për qind e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën apo të fejuarën nëse shkojnë pa shoqërim në kurorëzim, 27 për qind në mbrëmje të beqarisë, 21 për qind në festimin e Kërshëndellave dhe 9 për qind në mbrëmje të maturës.
Po kjo anketë ka treguar që 37 për qind e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Kërshëndellave, ndërkaq 35 për qind e tyre kanë vlerësuar që do t’i tradhtonte në mbrëmje të beqarisë.
Vetëm 11 për qind e femrave ka menduar që partneri do t’i tradhtonte në ndonjë dasmë.


