Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në seancë për situatën ekonomike në vend, duke hedhur akuza ndaj qeverisë, teksa replikoi me sekretarin e përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri. Por drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka mbyllur mikrofonin. Sërish Berisha ka vijuar të flasë, ndërsa deputeti i PD Flamur Noka është ngritur më këmbë dhe ka folur nga vendi.
Felaj i ka tërhequr disa herë vëmendjen të mbyllë fjalën e tij.
“Unë jam këtu pikërisht për rregulloren. Neni 50 është neni që thotë kur jepet fjala për replikë. Replika jepet kur përdoren fjalë të padenja, kjo nuk ndodhi në rastin e zotit Gjiknuri. Fole 11 minuta, ulu zoti Berisha. Fjalën nuk e jap kur thoni ju, e jap kur thotë rregullorja. Liron foltoren dhe lejoni kolegët e tjerë të flasin”, tha Felaj.


