Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj.
Dyert e hekurit u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit të njoftuar nga Sali Berisha, i cili tentoi të marrë godinën me mbështetësit e tij.
Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.
Pas dorëheqjes së Bashës, PD ka filluar të diskutojë për ribashkimin.


