• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA MARRAMENDËSE/ Zbulohet sa kushtoi ‘dasma simbolike’ e Berlusconit me deputeten 53 vite më të re
Home
Jetë

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Zbulohet sa kushtoi ‘dasma simbolike’ e Berlusconit me deputeten 53 vite më të re

23 March, 2022 s.autor Jetë

Të shtunën e kaluar Silvio Berlusconi ka zhvilluar ceremoninë e kurorëzimit, ku sipas një planifikuesi dasmash, Illy Goodall, llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro.

Sipas Daily Mail ‘dasma simbolike’ e çiftit e karakterizuar kështu nga mediat ndërkombëtare pasi çifti nuk u martuan zyrtarisht u zhvillua në vilën historike Gernneto në veri të Milanos.

Sipas gazetës britanike arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje mes Berlusconit dhe fëmijëve të tij për shkak të pasurive të ish-kryeministrit italian.

Por sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.

Mirëpo duket se më në fund ajo i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi, pasi ajo në ditën e dasmën së saj shkëlqente me fustanin e saj të bardhë e cila kishte një bisht 3.5 metra të gjatë dhe që kushtonte rreth 20 mijë euro.

Nga ana tjetër Berlisconi mbante të veshur një kostum elegant blu të firmës Armani

Sipas medias italiane “Vanity Fair” , në “dasmë” ishin të pranishëm vëllai 85-vjeçar Silvio Berlusconi, Paolo dhe fëmijët e tij Marina, Barbara, Eleonora dhe Luigi, ndërsa mungonte djali i tij i dytë, Pierre Silvio.

Mungesa e tij thuhet të jetë për shkak të hezitimit të tij për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha sociale për shkak të pandemisë.

Dëshmitë e të ftuarve si dhe video dhe foto nga “festimi i dashurisë” përshkruajnë një Berluskoni të lumtur, i cili në një moment e quajti Martën një “dhuratë nga qielli”.

Gjatë ceremonisë, Berlusconi u këndoi mysafirëve të tij, me një mik që e shoqëronte në piano dhe u dha dhurata mbresëlënëse të pranishmëve, shalle për gratë dhe kravata dhe orë për burrat

Po kush është nusja 32-vjeçare?

Marta Fascina është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë.

Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 47-VJEÇAREN SHQIPTARE/ Gjykata jep dënimin për ish-efektivin e policisë
Previous article KËRCËNON Lavrov: NATO të mos futet në Ukrainë sepse do të nisë lufta

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT