• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 3 PRILLIT/ Vuçiç: Kemi pranuar kompromise, serbët e Kosovës do të votojnë në…
Home
Rajon

ZGJEDHJET E 3 PRILLIT/ Vuçiç: Kemi pranuar kompromise, serbët e Kosovës do të votojnë në…

22 March, 2022 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën në mbrëmje se autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në atë pjesë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarët pas takimeve që mbajti në kuadër të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit në Serbi

“Kemi pranuar kompromise të panumërta që kanë insistuar vetëm për t’u mundësuar njerëzve që të dalin në votime për atë që ata dëshirojnë të votojnë, por ata kanë këmbëngulur dhe kanë kërkuar vetëm një gjë dhe kjo është që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk ka mundur ta pranojë këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë, pavarësisht çmimit”, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha se serbët e Kosovës do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, duke votuar në komunat në Serbinë qendrore. Ai tha se serbët e Kosovës kanë kërkuar që të largohen nga institucionet e Kosovës si përgjigje për moslejimin e votimit brenda Kosovës.

“Unë i pyeta, në rregull e bëjmë sot, por çfarë një ditë pas? Ne do të marrim barrën financiare, por të nesërmen kam frikë se mund të hyjmë në një rreth pa dalje të konflikteve të luftës pa përfundim”, tha ai duke nënvizuar se ka kërkuar nga serbët e Kosovës për durim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Të martën, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova ka refuzuar propozimin e diplomatëve perëndimorë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Dhe derisa Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhjen që konsensusi mes palëve në fund nuk u arrit pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të Quint-it”, tha ai duke e konsideruar vendimin e Kosovës në kundërshtim me përkushtimin për rrugën e saj evropiane dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet dhe retorikat që mund të rrisin tensionet dhe gjithashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë kontraktive në negociatat e vazhdueshme në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian“, tha zoti Stano.

Më 3 prill, Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ndërsa synonte që në zgjedhje të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës.

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë në të kaluarën janë lehtësuar nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ky mision në një përgjigje për Zërin e Amerikës tha se që nga viti 2002 ka bërë mbledhjen e votave për zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbështetur nga institucionet e Kosovës, përfshirë Policia e Kosovës dhe KFOR-i dhe se kjo ka qenë gjithmonë e bazuar në marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe pëlqimit të të gjitha institucioneve. Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të jetë i gatshëm për të kryer mbledhjen e votave me kusht që të plotësohet ky kusht”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

Viteve të kaluara, Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por kësaj radhe zyrtarët e qeverisë thonë se serbët e Kosovës mund të marrin pjesë në zgjedhje vetëm përmes postës apo zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THUMBON ISH-BANORËT E "BIG BROTHER VIP"/ Antonela: Pres të shoh jashtë miqësitë e krijuara
Previous article "EDHE TRIXA PËR NDARJEN PO E BËN"/ Xheisara zbulon këngën e re të Beatrix, i dedikohet Donaldit

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT