• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE/ “Çlirohen” Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ministri francez: Sinjale pozitive për zhbllokimin e vetos bullgare
Home
Politikë

BE/ “Çlirohen” Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ministri francez: Sinjale pozitive për zhbllokimin e vetos bullgare

22 March, 2022 F.autor Politikë

Nga Erisa Zykaj-Bruksel

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit të 27 ministrave të çështjeve europiane në Bruksel, ministri francez për çështjet europiane, Clément Beaune i është përgjigjur pyetjes së ABC lidhur me anonçimin e bërë dje në Parlamentin Europian nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sipas të cilit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje, që do të zhbllokonte ngërçin e krijuar për shkak të çështjeve bilaterale në nivelin historik, kulturor dhe gjyhësor.

“Duke u nisur nga ky evolucion, a do të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë gjatë presidencês franceze ?”, është pyetja që ABC i ka drejtuar ministrit francez.

Ministri Baune është përgjigjur si vijon:

“Është e vërtetë që ka eko dhe sinjale pozitive mbi diskutimet lidhur me çështjet bilaterale që janë diskutuar dhe po diskutohen midis Bulllgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kam qenë në vizitë në Bullgari në fillim të presidencës franceze, menjëherë pas konfirmimit të qeverisë së re në Bullgari. Kam qenë në kontakt edhe kohët e fundit me autoriteet bullgare dhe me kryeministrin e Bullgarisë Petkov.

Ka një angazhim shumë serioz, si nga Shkupi dhe nga Sofia për të gjetur njê zgjidhje mbi çështjet bilaterale që kanë shkaktuar pengesë. Nuk mund të paragjykoj procesin, por konfirmoj këto sinjale pozitive. Nëse këto përpjekje kurorëzohen në javët që vijnë, atëherë do t’i takojë presidencës franceze, që të vijojë me etapat e ardhshme. Shpresojmë që të ndodhë kështu. Por nuk mund t’ju them sot, që ne mund të fillojmë negociatat e anëtarësimit.

Rikujtoj procedurën e unanimitetit në fuqi në këtë rast. Metodologjia e re e zgjerimit e dëshiruar nga Franca është aprovuar. Të gjitha shtetet anëtare kanë dhënë aprovimin e tyre, me përjashtim të Bullgarisë. Ne jemi duke avancuar dhe shpresojmë të kapërcejmë këtë ngërç, që do të mundësojë fillimin e një procesi. Sot është tepër herët për të folur për një kalendar preciz“.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në procesin integrues në BE. Në rast të heqjes së vetos nga Bullgaria për Maqedoninë, atëherë mund të vijohet me procesin integrues të të dy shteteve në Bashkimin Europian.

BE është nën presion aktualisht për të lehtësuar procedurat e integrimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rrezikut që paraqet Rusia në destabilizimin e rajonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FJALËVE SE ËSHTË NDARË NGA BASHKËSHORTI/ Linda Halimi “rrit sërish temperaturat” me fotot e publikuara
Previous article GJESTI HUMAN I KUQEZINJVE/ Fanella e Brojës dhe e Kumbullës në ankand për bamirësi

F.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT