Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vite burgim, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës.
Kritikët e Kremlinit e shohin këtë vendim si një përpjekje për ta mbajtur në burg armikun më të flaktë të presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.
Gjykatësi vendosi gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobëprej 1.2 milionë rublash (rreth 11,500 dollarë). Ai mundet ta apelojë vendimin.
Kujtojmë se më herët, gjykata e shpalli fajtor Aleksei Navalny nën akuzat për përvetësim.
Gjykatësja Margarita Kotova e ka lexuar dënimin e tij më 22 mars në një burg jashtë Moskës, ku lideri i opozitës ruse është duke qëndruar.
Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim për 13 vjet.
Navalny e ka kaluar vitin e kaluar në burg për akuza të ndryshme pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas sulmit gati fatal me agjent nervor.
Rasti ndaj Navalnyt ka nisur në dhjetor të vitit 2020, nën dyshimet se 45-vjeçari ka përvetësuar para nga Fondacioni i tij Kundër-Korrupsionit.
Hetuesit kanë akuzuar Navalnyn se ka marrë rreth 33 mijë dollarë amerikanë të donacioneve për përdorim personal.
Navalny hedh poshtë të gjitha akuzat dhe i konsideron të motivuara politikisht.


