• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DEBATI/ Rezoluta e Alibeajt votohet me kontestime nga deputetët demokratë! Disa prej tyre dalin kundër…
Home
Politikë

ZBARDHET DEBATI/ Rezoluta e Alibeajt votohet me kontestime nga deputetët demokratë! Disa prej tyre dalin kundër…

22 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Rezoluta e përgatitur nga kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, pati kontestime nga disa prej deputetëve të pranishëm.

Deputetët Sula, Çupi e Dhori kërkoi që në pikën 2 të rezolutës të mos përfshihet kushtëzimi për përjashtimin e Sali Berishës pasi ata druhen se do të kenë të njëjtën përgjigje nga ana e strukturave dhe nuk do të arrihet bashkimi.

Ata kërkojnë që distancimi i Berishës të vijë përmes një procesi ndërgjegjësimi nga ana e tij ose përmes votës.

DEBATET e zbardhura në mbledhje nga Gazeta Panorama

Enkelejd Alibeaj: Pas takimit të ditës së shtunë, unë kam zhvilluar mbledhje dhe jam konsultuar me secilin prej jush dhe kam përgatitur një rezolutë që përmblidhen pothuajse të gjitha ato që më keni komunikuar. Rezoluta që lexova më sipër.

Dashnor Sula: Unë do doja të mos përfshiheshim në një farsë. Pika 2 e rezolutës na kthen mbrapsht dhe ne nuk arrijmë ta bashkojmë partinë. Ne duhet të futemi në një proces që edhe siç thuhet në atë rezolutë, të krijohen grupe përbashkimi, të çojnë partinë në zgjedhjet lokale dhe më pas të bëhen zgjedhjet në parti, duke mos përjashtuar me kusht askënd, sepse edhe nga krahu jonë s’po përjashtojmë askënd, thjesht kërkuam të mbahej përgjegjësi, por jo me kushtin që të mos rikandidojë. Shqetësimi im është se nuk do arrijmë të bashkojmë Partinë Demokratike nëse i përmbahemi pikës 2.

Ilda Dhori: Unë propozoj që të mos përfshihet pika dy në këtë rezolutë. Kemi 6 muaj që përballemi me këtë situatë pasi kemi marrë vendim për përjashtimin e Berishës. Nëse ne e lejojmë këtë pikë në këtë rezolutë atëherë do të kemi një konflikt të ri.

Dhurata Çupi: Unë nuk jam dakord që deklarata të lexohet sonte. Do dukej si një deklaratë inatçore. Sot dha dorëheqjen Basha dhe ne kërkojmë edhe tërheqjen e Berishës. Në politikë duhet maturi. Berisha është shkarkuar. Ne duhet të jemi një grup deputetësh që të kërkojmë që të kthehet i gjithë grupi.

Berisha është i shkarkuar dhe s’janë në të njëjtat kushte. Ka një të vërtetë që s’mund ta mohojmë që ka mbështetje te demokratët dhe duhet të jemi të kujdesshëm në leximin e deklaratave. Politika kërkon që të jemi të matur. Kemi 6 muaj që shantazhohemi dhe s’pranohemi nga strukturat, sepse kemi kërkuar përjashtimin e tij. Tani me këtë që miratojmë ne nuk zgjidhim gjë.

Gazment Bardhi: Fakti që i kërkuam tonit dorëheqjen, edhe ata duhet të kërkojnë dorëheqjen.

Dhurata Çupi: Të gjithë jemi qëndrestarë të qëndrimeve tona.

Greta Bardeli: Deklarata është perfekte kjo deklaratë

Enkelejd Alibeaj: Perfeksion s’ka asgjë./ Panorama.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO TRANSPORTONIN 36 KG KANABIS/ Arrestohen dy të rijnë në Mirditë! Në shtëpi mbanin pistoletë dhe municione
Previous article NGORDHËN NGA "GRIPI I SHPENDËVE"/ Groposen në Shijak mijëra pula

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT