Gjatë ditës së djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë u regjistrua një sherr i dhunshëm. Në një video të mbërritur në redaksinë tonë shihej dhuna barbare që i ushtrohej një personi në sy të gruas.
Pre e kësaj dhune ka rënë Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit. Çela është rrahur me grushte, shkelma e leva hekuri nga 2 persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë. 39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart me targa AA 062 LR në momentin që është nxjerrë zvarrë me dhunë nga 2 persona dhe është rrahur pa mëshirë.
Çela nuk ka pranuar se është rrahur, ndërsa ka pohuar se ka bërë aksident me makinën e tij. Mirëpo story i tij e fundit e publikuar në Instagramin e tij tregon një foto të kuzhinierit i cili po zbret nga avioni duke lënë të kuptohet se sapo ka ardhur në Shqipëri.
Gjithashtu një detaj tjetër që tregon se është kuzhinieri ai që është dhunuar në Bubq është edhe veshja e tij.
Siç shihet në foton më poshtë kuzhinieri në avion shihet i veshur me pantallona ngjyrë ulliri, një triko të bardhë dhe një xhaketë gri. Ndonëse në errësirë me të njëjtën veshje shihet dhe personi që po dhunohet me leva në Bubq.



