Zyrtarët e Mariupol kanë akuzuar Rusinë se ka marrë mijëra vendas përtej kufirit dhe ky veprim ka ndodhur kundër vullnetit të tyre.
Sipas zyrtarëve ukrianas ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar.
Pyotr Andryuschenko, zyrtar i qytetit, tha se 4,000 deri në 4,500 banorë ishin zhvendosur në Tangarog, një qytet në rajonin e Rostovit që kufizohet me cepin juglindor të Ukrainës. Zyrtari pohoi se ata ishin marrë pa pasaporta.
Nga ana tjetër pala ruse nuk e ka adresuar drejtpërdrejt pretendimin, por ministria e saj e mbrojtjes të premten pretendoi se mijëra ukrainas dëshironin të iknin në Rusi dhe qeveria e saj po i ndihmonte ata, raporton BBC.
Një tjetër pretendim i Ukrainës është se Rusia gjithashtu ka ndaluar autokolonat e ndihmave humanitare që hyjnë në qytet.
Bëjmë me dije se Mariupol është aktualisht skena e betejave intensive në rrugë midis trupave ruse dhe ukrainase. Qyteti është granatuar vazhdimisht gjatë dy javëve të fundit dhe zyrtarët lokalë vlerësojnë se 2,400 njerëz kanë vdekur tashmë.


