• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET HETIMI I BE-SË/ Ish-kryeministri bullgar në pranga për fondet: 120 raste mashtrimi
Home
Nderkombetare

ZBARDHET HETIMI I BE-SË/ Ish-kryeministri bullgar në pranga për fondet: 120 raste mashtrimi

18 March, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Askush nuk është mbi ligjin, shkroi në faqen e tij në Facebook kryeministri bullgar Kiril Petkov në ditën kur paraardhësit të vet i viheshin prangat për abuzim me fondet e BE-së. Bojko Borisov, ish-kryeministri i Bullgarisë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes gjatë një aksioni policor që lidhej me hetimet e Zyrës së Prokurorit Publik Europian.

Gazeta bullgare Dnevnik thotë se janë arrestuar gjithashtu edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit Menda Stoyanova dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova.

Në një lëvizje që mund të kthehet në një moment të madh llogaridhënie në Bullgari, u organizua një operacion madhor i lidhur me 120 raste mashtrimi të mundshëm që po hetohen nga Zyra e Prokurorit Evropian. Vetë prokurorja, Laura Codru?a Kövesi, vizitoi Bullgarinë ditët e fundit, duke parashtruar aty mundësinë e veprimit ndaj abuzimeve të mëdha me fondet e bllokut europian në sektorë të tillë si bujqësia, ndërtimi dhe çështjet publike-problem këto që kanë e pllakosur Bullgarinë prej vitesh.

Avokati i Borisov, Menko Menkov, u tha gazetarëve se për momentin, ndaj ish kryeministrit nuk është ngritur padi. Ai u dërgua në paraburgim me mundësinë e ndalimit për 24 orë. Menkov tha më vonë se rasti i Borisov kishte të bënte me zhvatje dhe jo me abuzim të fondeve të BE-së. Partia GERB e tij është e përfaqësuar në Parlamentin e BE-së në grupin e partive popullore europiane.

Borisov, i cili dominoi politikën e Bullgarisë për më shumë se një dekadë, u detyrua të largohej nga pushteti në prill të vitit të kaluar nw mesin e nje krize që pushtoi vendin e përshkruar rëndom si më i korruptuari në Bashkimin Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI KOMBËTAR I 17 KORRIKUT/ Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet statutore të Lulzim Bashës
Previous article QEVERIA MERR VENDIMIN/ Ukrainasit që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë të vendosen për një vit pa leje qëndrimi...

s.autor

Postime të ngjashme

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT