Sot është marrë një hap tjetër konkret drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU) Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Edi Rama ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë, në rrugën e reformës së ndërmarrë bashkarisht mes Rektoratit dhe Ministrisë së Bujqësisë e të Zhvillimit Rural. Kryeministri Rama tha se kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të jetë një impakt i rëndësishme në jetën e këtij Universiteti
‘Kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të mos tretej por të kthehej në një lidhje të përhershme dhe me një impakt të rëndësishme në jetën e këtij Universiteti. Ky universitet është një nga universitet e të ardhmes për të mos thënë që është Universiteti i të ardhmes. Universiteti i Michiganit partner strategjik i UBT-së. Kjo që ndodh sot është një moment domethënës. Është një luftë që na tregon sesa nevojë do të ketë gjithmonë e më shumë bota për dijen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në funksion të garantimit të mundësisë së të jetuarit normalisht të popullatës. Të gjithë burimet natyrore janë të kërcënuara nga rritja eksponenciale e popullsisë dhe për tu kthyer sërish, është themelore që ti japim këtij universiteti maksimumin e mundshëm për të për të përshpejtuar adoptimin me kohën. Por edhe për të garantuar cilësinë. Brenda këtij 10 vjeçari ky të jetë universiteti si motër e Vjenës. Njësoj siç shkohet në Vjenë në fund të merren ato diploma dhe po ajo vlerë. Ne do të vazhdojmë punën me rektorin i cili ka një energji të admirueshme.‘- tha Rama.


