Spanja ka sekuestruar përkohësisht jahtin 140 milionë dollarësh të një oligarku rus në Barcelonë. Autoritetet spanjolle thanw të hënën, pasi dy burime thanë se anija i përkiste kreut të konglomeratit shtetëror rus Rostec, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
“Sot ne sekuestruam – termi teknik është vendosur përkohësisht – një jaht që i përket një prej oligarkëve kryesorë”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në televizionin La Sexta. “Po flasim për një jaht që vlerësojmë se vlen 140 milionë dollarë”.
“Do të ketë më shumë”, shtoi ai, pa dhënë detaje. Faqja e monitorimit Marine Traffic ka thënë se jahte të lidhura me dy oligarkë të tjerë të cilët ende nuk janë sanksionuar janë ankoruar në Barcelonë.
Superjahti 85 metra Valerie i përket Sergei Chemezov, një ish-oficer i KGB-së që kryeson konglomeratin shtetëror Rostec, thanë dy burime.
Duke lundruar nën flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve, anija është regjistruar te njerka e Chemezov, Anastasia Ignatova, përmes një kompanie të Ishujve të Virgjër Britanikë, sipas një artikulli të vitit 2021 të botuar në rrjedhjen e informacionit të Pandora Papers.
Perëndimi ka sanksionuar miliarderët rusë, ka ngrirë asetet shtetërore dhe ka shkëputur pjesën më të madhe të sektorit të korporatave ruse nga ekonomia globale që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
Chemezov u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2014 dhe Britania në 2020 për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe u emërua në listat e sanksioneve këtë muaj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Sanksionet e SHBA-së synonin gjithashtu njerkën e Chemezov, si dhe gruan dhe djalin e tij.


