Same84, një nga artistët më të rëndësishëm të rrugës të dekadave të fundit, prezanton një ekspozitë unike arti në Muzeun Kombëtar të Tiranës.
Kjo ekspozitë është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe bashkë me të do të nisë një sërë veprimtarish të ngjashme në vitet në vijim.
Same84 filloi hapat e parë në artin publik në vitin 1996 në Athinë dhe që atëherë ka një trend të vazhdueshëm rritës, duke krijuar kryesisht murale në sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha në të gjithë Evropën dhe jo vetëm.
Në këtë ekspozitë Same84 prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike. Ky fakt jep një ndjesi të veçantë te rrugës në kanavacë, ndërkohe që teksturat e çimentos dhe shkrimi me spërkatje e theksojnë ketë ndjenjë. Karakteristikë e veprave të tij janë kontrastet shumë të forta.
Titulli i ekspozitës “NE JEMI HERONJTE TANË”, i referohet pikërisht asaj që përmend titulli. Siç shprehet artisti, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt. Nisur nga ky arsyetim, jam përpjekur me veprat e mia të “ndërlidh” njerëzit e përditshëm që takojmë në përditshmërinë tonë, me heronjtë “modernë”. “Dhe në një mënyrë që njëri ‘hijezon’ tjetrin, duke treguar se është detyra jonë të ‘kapim’ vetë jetën tonë dhe më në fund të bëhemi heronjtë tanë”.
Ekspozita e Same84 është mikpritur në hapësirën emblematike të Muzeut Kombëtar të Tiranës dhe është pjesë e aktiviteteve për Kryeqytetin Rinor Evropian. Zbatohet nën mbikëqyrjen e Kyriakos Iosifidis (UrbanAct) dhe Helidon Halitit, me kujdesin dhe mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Greke në Tiranë.
Kohëzgjatja e ekspozitës
16-21 Mars 2022
Hapja e ekspozitës:
16 mars 2022
17:00



