Katër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në zonën e Barit pasi dyshohen se kanë mbledhur dhe kanë dërguar para për financimin e veprimtarisë terroriste të imamit të një xhamie në Kavajë, Genci Balla, i dënuar me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.
Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muca, 31 vjec, Roland Leshi, 37 vjec, Elsio Ramku, 33 vjec, Roland Belba, 37 vjec.
Yljan Muça sipas mediave italaine, ishte personi në krye të skemës së grumbullimit të parave për të financuar terrorizimin. Leshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Roland Belba, që sipas mediave fqinje është kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë, siç është zbuluar në një rast, në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti.
Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë.


