• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ÇMIMEVE/ Rama publikon 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale: Luftën nuk e nisëm ne…
Home
Politikë

RRITJA E ÇMIMEVE/ Rama publikon 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale: Luftën nuk e nisëm ne…

14 March, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me 7 masat që qeveria ka marrë për të përballuar vështiësitë dhe krizën e rritjes së çmimeve.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka risjellë edhe njëherë në vëmendje 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale.

“Mirëmëngjes dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që prej gati një javë qytetarët shqiptarë kanë dalë në protestë çdo ditë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Ata kërkojnë nga kryeministri Rama heqjen e taksave, ndërsa masat e marra nga qeveria i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe të vonuara.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

–              Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

–              Pensionistë të invaliditetit

–              Pensionistë që jetojnë vetëm

–              Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

–              Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNIMI NË RRITJE/ Por si mbrohet Evropa nga një sulm me armë bërthamore?
Previous article ADISI DHE FIFI DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË? Ky detaj po "çmend" fansat (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT