• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË SHKODËR/ Shpallen në kërkim tre biznesmenë, hetime edhe për 3 punonjës të IKMT-së
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË SHKODËR/ Shpallen në kërkim tre biznesmenë, hetime edhe për 3 punonjës të IKMT-së

13 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre pronarë të ndërtimeve pa leje janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës ndërsa hetimet kanë nisur edhe për 3 punonjës të IKMT-së në Bashkinë e qytetit.

“Të proceduar penalisht në gjendje të lirë janë edhe shtetasit E.K., 30 vjeç, M.H., 37 vjeç dhe M.M., 30 vjeç, të tre banues në Shkodër, me detyrë punonjës të IKMT në Bashkinë e Shkodrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, tha policia.

Sipas bluve, ata dyshohet se “kanë ushtruar kontroll në objektin e shtetasit Gj.H., 41 vjeç, banues në lagje Vasil Shanto, Shkodër dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale në verifikimin e ndërtimit që ky shtetas po bënte, konkretisht një pistë betoni pa leje të organeve kompetente për ndërtimin dhe zonën ku ndodhet, e klasifikuar si zonë e mbrojtur”.

Njoftimi nga policia Shkodër

Konstatohen 3 raste ndërtimesh pa leje të organeve kompetente në Shirokë.

Shpallen në kërkim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 3 shtetas, si pronarë të ndërtimeve, si dhe procedohen 4 shtetas të tjerë për “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm”

Procedohen penalisht edhe 3 punonjës të IKMT-së në Bashkinë e Shkodrës për mosushtrimim e detyrave funksionale në verifikimin dhe raportimin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në zbatim të planit të masave për konstatimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje të organeve kompetente, kanë proceduar penalisht shtetasit Z. P., 66 vjeç , Gj. L., 67 vjeç, N. B., 49 vjeç dhe Gj. N., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” pasi në afërsi të rrugës së lagjes Zogaj, janë konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën e shtetasit B. T., i cili u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu, u procedua për “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” shtetasi M.Gj., 60 vjeç, banues në Shkodër, që u konstatua në rrugën e Zarufës në lagjen Shirokë, Shkodër, duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën e shtetasit I. Z., i cili u shpall në kërkim për “Ndërtim paligjshëm” si pronar i objektit.

Të proceduar penalisht në gjendje të lirë janë edhe shtetasit E.K., 30 vjeç, M.H., 37 vjeç dhe M.M., 30 vjeç, të tre banues në Shkodër, me detyrë punonjës të IKMT në Bashkinë e Shkodrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë ushtruar kontroll në objektin e shtetasit Gj.H., 41 vjeç, banues në lagje Vasil Shanto, Shkodër dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale në verifikimin e ndërtimit që ky shtetas po bënte, konkretisht një pistë betoni pa leje të organeve kompetente për ndërtimin dhe zonën ku ndodhet, e klasifikuar si zonë e mbrojtur. Shtetasi Gj.H., u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE NUK KANË TË NDALUR/ Shpërthime edhe në një aeroport në Ukrainë
Previous article SULMET RUSE/ Zelensky: Ne ende duhet të luftojmë, çdo ditë dhe çdo natë duhet të kërkojmë mënyra për t’i shkaktuar...

s.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT