• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ SHBA, 200 milionë dollarë ndihmë urgjente në armatime për Ukrainën, antitankë e kundërajrorë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ SHBA, 200 milionë dollarë ndihmë urgjente në armatime për Ukrainën, antitankë e kundërajrorë

13 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se do t’i ofrojnë Ukrainës një sasi armatimesh shtesë në vlerën e 200 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për antitanke e kundërajrorë. Ky zhvillim vjen ndërsa zyrtarët ukrainas kanë vazhduar thirrjet për më shumë pajisje ushtarake për t’u mbrojtur nga artileritë e rënda të forcave ruse.

Presidenti Joe Biden autorizoi të shtunën ndihmën shtesë mbi sigurinë njoftoi Shtëpia e Bardhë, duke i hapur rrugën dërgimit të menjëhershëm të pajisjeve të reja ushtarake në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje duke ia referuar pyetjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit. Ukraina ka kërkuar më shumë armë antitank “Javelin” dhe raketa “Stinger” për të rrëzuar avionët rusë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, nënvizoi të shtunën nevojën e Ukrainës për furnizime shtesë ushtarake gjatë një interviste me organizatën jofitimprurëse “Renew Democracy”. Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar Ukrainën në mënyrë të përsëritur, me armë nga rezerva e armëve amerikane, duke filluar nga vjeshta e vitit 2021 dhe më pas sërish në dhjetor dhe shkurt.

Të enjten në mbrëmje Kongresi miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën si pjesë e një pakete prej 1.5 trilionë dollarësh për shpenzimet qeveritare deri në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Stoltenberg: Rusia mund të përdorë armë kimike
Previous article SOT DITA E PESTË E PROTESTËS PËR RRITJEN E ÇMIMEVE/ Qytetarët kanë lajmëruar të mblidhen në orën 11:00

s.autor

Postime të ngjashme

U KAP ME ARMË TE DERA E SHTËPISË SË ILIR SELAMNIT/ Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt Aktualitet

U KAP ME ARMË TE DERA E SHTËPISË SË ILIR SELAMNIT/ Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT