• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTË/ E spiunoi shoku? Pse u thirr në Prokurori autori i KRIMIT në Vlorë (DETAJE)
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTË/ E spiunoi shoku? Pse u thirr në Prokurori autori i KRIMIT në Vlorë (DETAJE)

16 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Gjorm të Vlorës, “BalkanWeb” mëson detaje të reja mbi lëvizjet e fundit të autorit të krimit Artion Shenaj që vrau me armë zjarri mikun dhe fqinjin e tij, Mariglen Memaj.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se pikërisht mëngjesin e ditës së djeshme Shenaj i sapokthyer nga Franca, ku ishte në burg për vjedhje, është thirrur në prokurorinë e Vlorës për të dëshmuar.

Njerëz të afërt pranë tij, konfirmojnë se pas atij momenti përgjatë gjithë ditës Shenaj ka qenë i shqetësuar e ka kërkuar me ngulm një takim me mikun e tij, Memaj me të cilin kishin qenë dikur bashkë në emigrim. Ka shumë gjasa që Shenaj të ketë ngritur dyshime tek fqinji i tij, se mos ky i fundit e ka spiunuar për ngjarje të së kaluarës.

Burime të afërta me viktimën konfirmojnë gjithashtu për BalkanWeb se pas kthimit nga Franca gjendja psikologjie e 34-vjeçarit ka qenë e rënduar, aq sa familjarët të shqetësuar kanë kërkuar ndihmë edhe në një yshtare.

Ndonëse kanë kaluar vetëm 24 orë nga ngjarja e rëndë ende askush nuk e di me saktësi pse ndodhi. Sekretin e vrasjes Artion Shenaj zgjodhi ta marrë me vete, duke u vetëvrarë në banesën e xhaxhait. Pas la mister dhe një konflikt të hapur mes dy familjeve që jetojnë aq pranë.
Mëngjesin e sotëm, siç raportoi gazetari Enrik Mehmeti pranë banesave të familjeve që kishin hapur dyert e mortit qëndronte një fuoristradë policie, për të shmangur një konflikt të mundshëm apo një hakmarrje mes tyre.
Kujtojmë se viktima Mariglen Memaj ka lënë pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë, ndërsa Artioni nënën dhe vëllain e tij. Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në këtë shtet për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.

NGJARJA
Mariglen Memaj, rreth 35 vjeç ka qenë duke pirë kafe në qendër të fshatit kur i është afruar Artjon Shenaj, 33 vjec dhe pa paralajmërim ka goditur në drejtim të tij. Si pasojë e breshërisë së plumbave Memaj ka ngelur i vdekur në vend. Pas disa minutash autori i ngjarjes ka drejtuar armën e krimit nga vetja dhe i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e xhaxhait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet pas largimit nga Schalke, Donis Avdijaj: Jam i lumtur aty ku jam
Previous article Sporti më i suksesshëm shqiptar rrezikon dënim përgjithmonë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT