• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHËN E BRAKTISIN TË GJITHË! Edhe besnikët i kërkojnë dorëheqjen, por refuzojnë Berishën
Home
Politikë

BASHËN E BRAKTISIN TË GJITHË! Edhe besnikët i kërkojnë dorëheqjen, por refuzojnë Berishën

12 March, 2022 F.autor Politikë

Ashtu sikurse ishte lajmëruar, Partia Demokratike mblodhi ditën e sotme në orën 11:00 Grupin e saj Parlamentar, të thirrur vetë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Mbledhja e ditës së sotme pati zhvillime me rëndësi për situatën dhe të ardhmen e kampit blu, ndërsa ky takim vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive.

Rezultati ka sjellë pakënaqësi në radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve kanë kërkuar zgjedhje në parti dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Vetë Basha në fjalën e tij mësohet se është shprehur i hapur për çdo zgjidhje në të mirë të partisë. Kështu ka deklaruar ai para deputetëve të tij sot në mbledhjen e grupit parlamentar, por kjo nuk është pranuar nga disa prej deputetëve, të cilët i kanë kërkuar atij dorëheqjen, por edhe me kushtin që në PD të mos rikthehet as Sali Berisha.

Kujtojmë se, këtë të enjte, në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh:

“Ka pasur një mbledhje të grupit të deputetëve që një ditë më pas, një mbledhje të grupit të kryetarëve, Kolegjin e Kryetarëve, do të vazhdojë me mbledhjen e Kryesisë. Pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit pa diskutim do të marrim përgjegjësitë nga unë i pari”.

Por çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike?

Basha në mbledhjen e grupit të PD: I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e partisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i hapur për çdo zgjidhje në të mirë të partisë. Kështu ka deklaruar ai para deputetëve të tij sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

“Jam i hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim! Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që I shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoj. Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratësh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha ndër të tjera në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Kreu i PD, Lulzim Basha.

Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës, por nuk duan që Berisha të kthehet:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

“Berisha nuk ka më punë në PD, duhet të tërhiqesh edhe ti, edhe ai. Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është e hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me të madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit, 1/3 e heshtur. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishes, nuk është alternativë. Merreni si të doni emocionale, personale ne duhet që të japim sinjale bashkimi.E dyta, duhet t’u japim Shans te tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bënin hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohen e mjaftueshme”, ka thënë Alibeaj.

Gjithashtu edhe Jorida Tabaku ka kërkuar tërheqjen e Bashës, në mënyrë që të ketë një bashkim të PD-së.

Dashnor Sula kërcënon me largimin nga grupi parlamentar i PD-së, nëse nuk dorëhiqet Basha:

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në mbledhjen e sotme ka bërë me dijë në fjalën e tij se do të largohet nga grupi parlamentar nëse nuk do të ketë reflektim nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sula në fjalën e tij ka thënë se shpreson që Basha në këtë mbledhje të ketë një formulë zgjidhjeje për situatën në të cilën ndodhet PD-ja.

Dashnor Sula është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura sa Sali Berisha 77 vjeç zhvilloi 12 takime elektorale, ndërkohë që ka kërkuar nga Lulzim Basha se ‘ku ishe ti?”.

 “Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!”, ka thënë Sula.

Mbledhja në PD, edhe Gazment Bardhi i kërkon Bashës të bëjë një hap pas:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhjen e sotme se zgjidhja për krizën në parti duhet të jetë me çdo demokrat duke i kërkuar Lulzim Bashës të bëjë një hap pas. Bardhi është shprehur se demokratët duhet t’i qëndrojnë vendimit për përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges së askujt por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte edhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë e vlerësoj qëndrimin tuaj në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashkë demokratët. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plotë, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratët në pushtet”, deklaroi Bardhi.

Përgjigja e Bashës pas kërkesës së disa prej deputetëve të PD që kërkuan dorëheqjen e tij:

Në fjalën e tij, pas kërkesës së disa prej deputetëve demokratë, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, Basha është shprehur se ata duhet të gjejnë zgjidhje për situatën dhe jo të kënaqin egot personale të disa individëve.

Sipas Bashës, Kolegji i Kryetarëve, është kundër dorëheqjes, pa pasur zgjidhje për situatën. Ai tha se do të mbledhë edhe Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale të disa individëve. Zgjidhjet që nuk bashkojnë partinë nuk janë zgjidhje. Ju e dini që Kolegji i Kryetarëve, është kundër dorëheqjes, pa pasur zgjidhje për situatën. Çfarë prisni, që të përplas me njëri-tjetrin ju me ata? Ne duhet të dalin me propozime konkrete. Si do t’i bashkojmë demokratët, jo si do t’i shërbejmë interesave personale të individëve. Ne duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD. Por edhe nga palët e tjera. Unë do të mbledh edhe Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Por më parë hajde të gjejmë një zgjidhje ne. Duhet të mendojmë edhe për ata mijëra demokratë që na kanë mbështetur. Zgjidhje të papranueshme edhe nga ata e mban sërish të ndarë partinë.”, mësohet t’iu jetë drejtuar Basha deputetëve të tij gjatë mbledhjes së Grupit të PD.

I ashpër ka qenë deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, ku tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.

“Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i pare në historinë tonë që një kryetari partie  i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën PD të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…dorëheqjen. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokratë ata shqiptarë që presin prej nesh.  Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi.”, ka thënë deputeti Bushati.

Flamur Hoxha kundër dorëheqjes së Bashës: Të organizojmë partinë apo t’i dorëzojmë PD Berishës?

Flamur Hoxha, është ndër të paktët deputetë demokratë, që nuk i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por tha se duhet gjendur një zgjidhje që partia të mos i dorëzohet Sali Berishës.

“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht skam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush pre nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje.  Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelë PD.  Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë  kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë.”, është shprehur deputeti Hoxha.

Mbledhja e Grupit të PD/ Xhaferri dhe Mziu njëzëri: Berisha nuk është zgjidhje Duhet të shkojmë drejt një Kuvendi përbashkues!

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike se zgjidhja për krizën në parti nuk mund të jetë Sali Berisha.

Ai është shprehur se PD nuk mund të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025 me një kryetar të shpallur non grata.

“Berisha nuk është zgjidhje. Komisioni për të diskutuar me Foltoren pa Berishën, që të shkojmë në zgjedhje.  Nuk hyjmë dot në zgjedhje në 2025 me një kryetar non grata. Duhet të krijojmë një komision që ti diktojmë ne vijat e kuqe. Berisha nuk është zgjidhja”, tha Xhaferri.

Ndërsa Xhelal Mziu ka kërkuar të shkohet drejt një Kuvendi përbashkues.

“Duhet të shkojmë drejt një Kuvendi përbashkues. Ne duhet ti japim zgjidhje për të patur një komision dypalësh për të shkuar në një kongres ku të bashkohemi.”, u shpreh Xhelal Mziu.

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma dhanë dorëheqjen:

Kujtojmë se pak ditë më parë, Grida Duma dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Duma është e dyta që jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD, pasi menjëherë pas rezultatit të 6 marsit u largua nga ky post edhe Agron Gjekmarkaj.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Partia Demokratike doli forcë e tretë, duke mos marrë asnjë bashki dhe duke siguruar më pak vota se koalicioni i Sali Berishës. Pas këtij rezultati, një pjesë e deputetëve të PD kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha nga kryetar i PD, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ky i fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMËN NË KRAH DHE LËPIRËSEN NË GOJË/ Babai poston foton e vajzës në rrënoja, ish presidenti i KE: Ju lutemi mos i tregoni asaj…
Previous article BËN HUMOR ME RRITJEN E ÇMIMEVE/ Olta Gixhari pendohet dhe fshin postimin. Ja çfarë thoshte

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT