Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qeverinë për t’i dhënë ‘dorën e fundit’ planit të masave anti-krizë. Ky plan është një paketë e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, ku në vendin tonë kanë pësuar një rritje tw lartw.
“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, njofton Rama.


