• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI DIPLOMATIK I ANTALIAS/ Rama “thumba” BE: Lufta në Ukrainë mesazh për njerëzit e mëdhenj që s’mbajnë premtimet
Home
Politikë

FORUMI DIPLOMATIK I ANTALIAS/ Rama “thumba” BE: Lufta në Ukrainë mesazh për njerëzit e mëdhenj që s’mbajnë premtimet

11 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

I pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, kryeministri Edi Rama e ‘shfrytëzoi’ fjalë e tij edhe për të ‘thumbuar’ Bashkimin Europian për mosmbajtjen e premtimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa përmendi pushtimin rus të Ukrainës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky duhet të jetë një mesazh i qartë për ‘njerëzit e mëdhenj të BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato”.

“Unë shpresoj që ajo çfarë po ndodh këto ditë do të shërbejë në një farë mënyre për të hedhur një farë drite dhe për të sjellë një lloj ndërgjegjësimi për vendet e BE-së dhe për vendet e mëdha të BE-së, të cilat nuk kanë parë luftë gjatë jetës së tyre. E kam fjalën për brezin që sot udhëheq Bashkimin Europian, nuk ka parë asnjëherë luftë. Ndaj për ta është bërë gjithmonë e më tepër problem që të merren me opinionin e tyre publik.

Është bërë gjithmonë e më tepër një sfidë për t’u përballur me valët e populizmit e të djathtës ekstreme, më shumë se sa të ecim përpara me projektin europian. Atë që etërit themelues përfytyruan dhe hartuan si një shtëpi e përbashkët ka humbur në një farë pike në përkthimin e paragrafëve të pafundëm të burokracisë europiane dhe sa i takon Shqipërisë e sa më takon mua, besoj që na duhet të vazhdojmë të ecim me reformat dhe na duhet të nxisim për ta bërë vendin tonë një shtet europian, mbështetur në të njëjtat parime e vlera, një vend që funksionon me të njëjtat nivele apo standarde si Bashkimi Europian, jo sepse njerëzit në Paris, në Bruksel apo në Berlin na e kërkojnë këtë, por sepse kjo është ajo çka u detyrohemi fëmijëve tanë.”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”.

Ky Forum do t’i zhvillojë punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM RUSIA/ Një tjetër shtet do të sulmojë Ukrainën: Po vjen ora
Previous article "THIRRI MENDJES"/ Rama i kthen përgjigje komentuesit: Protestat po bëhen nga njerëz që duan sherr

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë Aktualitet

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT