• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NEGOCIATAT PO ZHVILLOHEN ÇDO DITË”/ Putini sheh “lëvizje pozitive” në bisedimet me Ukrainën
Home
Nderkombetare

“NEGOCIATAT PO ZHVILLOHEN ÇDO DITË”/ Putini sheh “lëvizje pozitive” në bisedimet me Ukrainën

11 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës për pushtimin e fqinjit të saj.

“Ka disa ndryshime pozitive, negociatorët nga ana jonë më raportuan”, i tha Putin homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, gjatë një takimi në Moskë.

Ai shtoi se negociatat “tash po zhvillohen pothuajse çdo ditë”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa runde bisedimesh që kur Putini dërgoi trupa në Ukrainë, më 24 shkurt.

Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve.

Putini premtoi se do ta mbajë të “informuar” aleatin e tij, Lukashenko, mbi procesin e negociatave.

Të premten, më 11 mars, Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi të ndërmarrë veprime lidhur me shqetësimet e ngritura vazhdimisht nga Rusia për vrasjen e civilëve në lindje të Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur nga gazetarët se si mund të përfundojë kriza, përcaktoi pozicionin e Rusisë dhe tha se besonte që Ukraina po diskutonte për kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

“Rusia formuloi kërkesa konkrete ndaj Ukrainës për t’i zgjidhur këto çështje. Me sa kuptojmë, ato kërkesa po diskutohen nga ukrainasit me këshilltarët e tyre, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Le të shpresojmë. Kjo duhet bërë. Atëherë gjithçka do të përfundojë”, tha Peskov.

Zyrtarët rusë nuk e përdorin fjalën “pushtim” dhe thonë se mediat perëndimore kanë dështuar të raportojnë për atë që ata e cilësojnë si “gjenocid” ndaj njerëzve rusisht-folës në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet e tilla.

Presidenti Vladimir Putin thotë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është thelbësor për të garantuar sigurinë ruse pasi Shtetet e Bashkuara zgjeruan anëtarësimin në NATO deri në kufijtë e Rusisë dhe mbështetën liderët pro-perëndimorë në Kiev.

Shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës në përpjekje për të ndalur pushtimin e paprovokuar dhe dëmet e mëdha në civilë dhe infrastrukturë të shkaktuara që nga 24 shkurti./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTIN I BËRI PJESË TË USHTRISË/ Kush janë mercenarët sirianë që do të luftojnë kundër ukrainasve (VIDEO)
Previous article ALARMI i Inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatit një sulm terrorist në Çernobil

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT