Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e një 60 vjeçareje nga Mallakastra, e cila eshtë dhunuar nga familjarët e burrit. Jeta 60 vjeçaren e ka vendosur mes vështirësive dhe mundit për sjelljen në jetë të tre fëmijëve dhe braktisjen nga ana e bashkëshortit.
Mes lotësh ajo rrefehet se i ka rritur e vetme pa ndihmen e askujt të 3 fëmijët, mes dhimbjes dhe dhunës. Ajo rrëfen se është dhunuar në mënyrë barbare nga kunata dhe vjehrra, të cilat kurre nuk e kanë mirëpritur si nuse.
Nga njohja me shkuesi e deri te neglizhenca e bashkëshortit, mes lotësh 60 vjeçarja rrëfen sesi u braktis në momentin e sjelljes në jetë të fëmijës së pare, si dhe dhunimit të herpashershëm nga familjarët e bashkëshortit. Mes të tjerash ajo rrëfen se është shtruar në spital me force nga ana e bashkëshortit dhe se të tre fëmijët i ka rritur e vetme pasi bashkëshorti i nxorri nga shtëpia dhe i braktisi.
Mes të tjerash gruaja tregon konfliktin midis fëmijëve për shkak se bindjet e tyre për prindrit ishin të ndara, ata shpesh flinin mbrëmjeve pa darkë dhe zgjoheshin mes shiut dhe të ftohtit. Sot aktualisht njëri nga djemt e saj jeton në një shtëpi të rrënuar, pasi edhe pse zgjodhi të qëndronte me babain, ai e braktisi atë në rrugë.
“Jam dhunuar dhe përbuzur nga familja e burrit dhe nga vet bashkëshorti, ai ishte kundra gjithçkaje dhe më përçmonte duke më ofenduar dhe duke u shprehur se ishte më i bukur më i mirë. Pasi kaloi një periudhë kohe unë po filloja ta njihja aty ku unë kisha vajtur nuse nuk dua t’i kujtoj vuajtjet e mia, më ra një fat i keq shumë, nuk munda të tregoja në familje pasi dhe po të divorcohesha nga burri nē ditët e para do më vriste opinioni nuk munda të ikja nga ai, por u divorcova pasi solla në jetë 3 fëmijë. Mendova se do ndryshonte, sepse ai ishte rritur si njeri pa njeri brenda banesës së tij.
Nuk u bë kurre njeri asnjëherë madje as që mori njëherë një fëmijë në krahë ti thoshte” të keqen babi” vetëm lindja në spital, vetēm dilja nga spitali, ai nuk kishte kurre kureshtje të kujdesej për fëmijët. Që kur fëmijët ishin të vegjël vinin pas meje i kam rritur vet kam qenë nënë dhe baba. Kam plagë në zemër për ata fëmijë. Djali i vogēl iku me të atin kur bëra divorcin por edhe atë e braktisi. Më ka dhunuar kunata sepse ankohej vjehrra për mua, edhe kur vjehrri më ndihmonte ajo i thoshte që lere ta hajë një mortje. Bashkëshorti im nuk më ka dhēnë kurr ngrohtësi.
Ai më thoshte se po u ndave nga mua ti s’ke për të ecur para, por unē i thash se do ia dal dhe do punoj për fēmijët. Shtëpitē ishin tē vjetra dhe ranë brenda, ata prap thoshnin që shtëpinë nuk di ta mbaj nusja. Unë vendosa të largohesha, punoja natë e ditë, vilja duhanin saqë në njërën dorë mbaja djalin në gji dhe në anën tjetër duhanin saqë djali u asfiksua nga duhani. Edhe kur u ndava unë punoja bashkëshorti vinte merrte ushqimin që bëja për fëmijët.
Dy fëmijët e mëdhenj kanë dashur ta vrasin babain e tyre por u rritën me ngrohtësinë time, prandaj ata së vonmi nuk e duan fare. As djali i vogël nuk është më me babain sepse e braktisi edhe atë. Unë kam një sërë sëmundjesh në trupin tim dhe as ma përcaktojnë se nga se vuaj.” u shpreh ajo.


